-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisionerë i PD, s’kanë kapur 1 votë të vjedhur

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo juristi Kreshnik Spahiu nuk i beson tezës së Partisë Demokratike dhe Berishës në diskursin politik.

Spahiu ngriti si kundërpyetje faktin se si mbi 15 mijë komisionerë të opozitës nuk arritën dot të kapnin një fletë votimi të vjedhur, teksa edhe ato që po pretendon në Peqin rezultojnë fotokopjo apo lustra.

“Duhet ezauruar e gjithë faza e ankimimit të subjekteve, përfshi edhe atë të kandidatëve për votat preferenciale. Është mirë që para se të nisë Parlamenti i ardhshëm, kjo fazë konstituimi dhe ankimimi të ketë përfunduar, për t’u sqaruar plotësisht çdo pretendim. Unë një gjë kam të qartë, 5200 qendra votimi, çdo qendër 5 komisionerë, gjysma të opozitës, pra 15600 mijë komisionerë apo numërues në të gjithë vendin, e nuk kam parë prej javësh një numërues a komisioner që të dali në televizion dhe të nxjerri një provë për manipulim votash. E para nuk e kanë bërë në flagrancë, ku flitet shumë për trenin bullgar, e detyrimin nuk e ka as SPAK as media, por komisionerët që janë mbrojtësit e votës së lirë. Ata duhet ta kishin bërë këtë. Ato të Peqinit nuk ishin fletë votimi, por fletë reklame për llustër. Unë them për komisioner që të kapte në flagrancë këtë manipulim dhe ta denonconte. Nëse është siç thoni ju do ishte pozitive që një komisioner ka kapur prova e fakte, por siç thotë Policia apo SPAK është ndryshe”, tha Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit