-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të mërkurën nis pelegrinazhi, Arabia Suadite planifikon Haxhin më të sigurt

Kryesoret

Arabia Saudite ka intensifikuar masat e sigurisë për Haxhin e këtij viti që pritet të nisi të mërkurën. Më shumë se 1 milionë pelegrinë do të mbërrijnë në Mbretërinë Saudite në kushte të nxhetësisë së lartë.

Autoritetet kanë forcuar sigurinë rreth Mekës për të parandaluar hyrjen e pelegrinëve pa leje në qytetin e shenjtë.

Për të lehtësuar efektete e temperaturave ekstreme që mud të arrijnë deri në 50°C, autoritetet kanë mbjellë 10 mijë pemë, kanë vendosur 400 ftohës uji dhe përdorin makineri me mjegull për freskim.

Gjithashtu qeveria ka njoftuar se përmes billboard-eve, rrjeteve sociale dhe televizionit që pelegrinët pa leje do të përballen me gjobë të rritur prej 5 mijë dollarësh — dyfishin e vitit të kaluar — dhe ndalim hyrjeje për 10 vjet.

Shumica e të vdekurve nga lodhja dhe nxehtësia vitin e kaluar ishin pelegrinë të pa regjistruar, të cilët nuk kishin akses në strehim adekuat dhe shërbime bazë gjatë nxehtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit