Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka dorëzuar dorëheqjen zyrtare nga mandati i tij si anëtar, për shkak të kualifikimit si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në një shkresë drejtuar Këshillit Bashkiak dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi njofton largimin nga pozicioni bashkiak për t’u fokusuar në detyrën e re në Kuvendin e Shqipërisë.
Tedi Blushi ka qenë një prej figurave kryesore të Partisë së Lirisë dhe ka pasur një rol aktiv në çështjet e administrimit vendor në Tiranë.