Një shqiptar i dënuar më parë për prodhim kanabisi dhe i dënuar nga Britania është lejuar të qëndrojë në vend edhe pse kishte hyrë sërish në mënyrë të paligjshme dhe kishte kryer vepra të tjera penale.
Sipas The Telegraph, shqiptari Stiljano Ziu u dënua me 9 muaj burg në vitin 2018 për prodhim kanabisi, por u lirua para kohe me kushtin që të mos kthehej më në Britani pas dënimit.
Ai e theu këtë urdhër dhe u rikthye në mënyrë të paligjshme në fillim të vitit 2019. Vetëm pak kohë më parë ai u martua me një greke që jeton në Mbretëtinë e Bashkuar, nëpërmjet së cilës kërkoi të drejtën për të qëndruar.








