Arbër Çekaj do të qëndrojë në burg për 14 vite, pasi Gjykata e Lartë mbajti në fuqi dënimin e dhënë më parë. Ai është i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që kishte hyrë në Shqipëri përmes një dërgesë bananesh nga Ekuadori, duke përdorur kompaninë “Arbi Garden”.
Gjithashtu, përfshihet edhe dënimi me 10 vite burg për Donaldo Lushajn, i cili është pjesë e së njëjtës ngjarje kriminale.