Ministri i Jashtëm, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë. Hasani u takua me homologin grek, Jorgos Jerapetritis. Ata zhvilluan takim kokë më kokë dhe zgjati më shumë se një orë.
Ministrat vlerësuan rolin e Greqisë në integrimin europian të Shqipërisë, si dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe shkallën e lartë të integrimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe urën lidhëse mes dy vendeve, ku rol të veçantë ka minoriteti etnik grek që jeton në Shqipëri.
Më pas ministrat dhe stafet e dy ministrive zhvilluan një drekë të zgjeruar pune, ku do të diskutojnë temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe.