-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani takohet me homologun grek, Gerapetritis: Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona duhet të zhduken

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pas takimit kokë më kokë me homologun grek, Giorgos Gerapetritis zhvilluan edhe një konfrencë të përbashkët për shtyp.

Gerapetritis u shpreh se së bashku me Hasanin kanë diksutuar të gjithë spektrin e marrëdhënieve bilaterale.

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.
Ai i tha Hasanit se minoriteti grek në Shqipëri përbën një prioritet të madh për Greqinë. Gjithashtu e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit