-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron dhe Meloni takohen në Romë për të forcuar bashkëpunimin mes Francës dhe Italisë

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Romë, ku u takua me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Ky takim erdhi pas një ftesë nga vetë Macron, me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht pas tensioneve të fundit.

Diskutimet mes tyre u fokusuan kryesisht te çështjet ndërkombëtare, me theks të veçantë në situatën e Ukrainës dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe BE-së. Edhe pse kishin qëndrime të ndryshme mbi angazhimin ushtarak në Ukrainë, të dy palët u pajtuan për rëndësinë e mbështetjes së Kievit.

Gjithashtu, në axhendën e tyre ishin tema të tjera si emigracioni, marrëdhëniet me SHBA dhe sfidat ekonomike përfshirë tarifat tregtare. Qeveria italiane e konsideron Francën një partner strategjik kyç në proceset e vendimmarrjes evropiane, dhe ky takim është një hap për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit