-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot provimi i gjuhës së huaj, Manastirliu uron maturantët: Besoni tek vetja, më e mira është përpara jush

Kryesoret

Ditën e sotme mbi 27 mijë maturantë do të nisin provimin e parë duke filluar nga gjuha e huaj. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka përcjellë maturantëve një mesazh inkurajues.

Manastirliu u ka uruar suksese, si dhe ka theksuar që të besojnë tek vetja e tyre që të bëjnë më të mirën drejt të ardhmes së tyre.

“Sot nis një moment shumë i rëndësishëm për ju, provimet e Maturës Shtetërore.Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje. E vetmja gjë që kërkohet sot prej jush është të përqendroheni tek ajo që dini. Pjesa tjetër, organizimi dhe mbarëvajtja e maturës është përgatitur me shumë kujdes: nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, deri tek ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore që për muaj me radhë kanë punuar për ta garantuar këtë proces si të drejtë, të sigurt dhe të besueshëm për të gjithë.”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit