-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK dhe autoritetet finlandeze arrestojnë 11 persona për trafik droge në një operacion të përbashkët

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme dhe policia finlandeze kanë kryer një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, duke arrestuar 11 persona, prej të cilëve janë bërë publikë emrat e 6 të arrestuarve: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu (alias Agalliu) dhe Kela Qevani.

Hetimi zbuloi katër grupe kriminale të përbëra kryesisht nga shqiptarë, të cilët dyshohen se trafikonin sasi të mëdha droge  amfetaminë, kanabis, kokainë dhe ekstazi  nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës. Droga shpërndahej përmes një rrjeti të mirëorganizuar shpërndarësish.

Hetimi nisi pas një kërkese nga policia finlandeze në qershor 2023, dhe u krijua një skuadër e përbashkët hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze në nëntor të të njëjtit vit. Për më shumë se një vit, u përdorën metoda speciale hetimore si përgjimet telefonike dhe filmimet e fshehta për mbledhjen e provave.

Gjatë operacionit u sekuestruan 8 automjete, 13 telefona celularë dhe dokumente të ndryshme, ndërsa hetimi u mbështet nga Komisioni Europian dhe Drejtoria Italiane Antimafia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit