Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua pas mesditës në zonën detare pranë Ierapetrës në Kretë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një thellësi prej 9.2 kilometrash dhe ndodhi 14 kilometra në lindje të Chryssi.
Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Athanasios Ganas, tha për gazetën greke ‘Kathimerini’ se ky tërmet nuk ka lidhje me atë të mëngjesit në Rodos dhe as me tërmetin e vitit 2020 në jug të Ierapetrës. Ai vuri në dukje se tërmeti i sotëm erdhi nga një çarje e re sizmike që nuk kishte aktivitet në dekadën e fundit.
Profesori Efthimios Lekkas, ekspert për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, shtoi se ky lëkundje është e pavarur edhe nga tërmeti 5.8 ballë në veri të Rodosit dhe ai 4.3 ballë në Arkalochori, të regjistruar së fundmi.









