-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15-vjeçari i plagosur në Tiranë, autor përdor stilolaps si armë

Kryesoret

Në Tiranë, një 15-vjeçar u plagos pasditen e së dielës brenda picerisë “Fantazia” në zonën e Ali Demit, ku ai punonte si kamarier. Autori, motoristi i picerisë Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin. Pas ngjarjes, ai hodhi armën në zonën e Laprakës në përpjekje për të fshirë provat.

Neziri ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, por ka dyshime se kjo nuk ka qenë një ngjarje e rastësishme. Sipas burimeve, tre punonjës të tjerë të picerisë janë akuzuar për përfshirje, pasi kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr provat, përfshirë pamjet nga kamerat e sigurisë. Policia u njoftua për ngjarjen vetëm pasi 15-vjeçari ishte dërguar në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit