Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi ai ofroi ryshfet për të shmangur ndëshkimin, pas ndalimit për drejtimin e një motomjeti pa leje drejtimi.
I riu, me iniciale K.G., banues në Durrës, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të shmangur ndëshkimin ligjor.
Ai u arrestua në flagrancë për “Korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
/5pyetjet.al