Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin “Bankrupt”, duke ekzekutuar masa sigurie ndaj 4 personave të dyshuar për falimentim të qëllimshëm të 7 fasonerive, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
A. K., 40 vjeç, administrator biznesi, arrest në burg (u kap në Tiranë);
G. L., 60 vjeç, shtetas italian, arrest në burg (u kap në pikën e kalimit kufitar Rinas);
Z. K., 27 vjeçe, administrator biznesi, arrest në burg;
E. S., 31 vjeçe, ekonomiste, arrest në shtëpi.
Përveç masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, është vendosur edhe sekuestro konservative mbi 7 subjekte dhe 12 llogari bankare.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.