Meghan Markle me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj i ka shprehur publikisht dashurinë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, me rastin e ditëlindjes së 4-të të vajzës së saj ajo theksoi se sa e ndritshme dhe e bukur ka qenë jeta e saj me Princin Harry që kur ajo erdhi në jetën e tyre.
Gjithashtu Markle postoi një foto të saj duke mbajtur vajzën në krahë, si dhe një tjetër pamje nga lindja e saj.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur. Katër vjet më parë ajo erdhi në jetën tonë, dhe çdo ditë që atëherë ajo ka qenë më e ndritshme dhe më e bukur. Faleminderit të gjithëve që dërguan dashurinë e tyre dhe festuan ditën e saj të veçantë,” shprehet Megan.