Sot, në Manastirin e Shën Joan Vladimirit po zhvillohet Liturgjia Hyjnore për nder të këtij shenjti. Shërbesa kryesohet nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i shoqëruar nga Mitropoliti i Elbasanit, Andoni, dhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi.
Në këtë ngjarje të shenjtë marrin pjesë klerikë nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropolia e Elbasanit dhe Beratit, si dhe përfaqësues të Manastirit të Bigorskit në Maqedoninë e Veriut, klerikë nga Italia dhe Mali i Zi, të cilët përfaqësojnë Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.