Sot në orën 13:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Sipas aktakuzës, vrasja ishte planifikuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, për shkak të problemeve familjare. Fillimisht ai kishte kontaktuar Kushtrim Kokallën, i cili kishte refuzuar, dhe më pas kishte lidhur kontakt me Granit Plavën, që pranoi ta kryente krimin për 30 mijë euro.
Arma e përdorur u ble nga Tom Dodaj për 280 euro. Ai është i vetmi që e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.
Në seancën e parë, Murseli u deklarua i pafajshëm, ndërsa Plava dhe Kokalla nuk dhanë deklarime për fajësinë.