Një stuhi e ashpër me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në veri të Sllovenisë, veçanërisht në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci. Janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht.
Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka kërkuar ndihmë urgjente, duke deklaruar se përmasat e dëmit janë të mëdha. Breshëri ka qenë aq i dendur sa është dashur të pastrohet me makineri të rënda, ndërsa në disa zona kokrrat kanë arritur përmasat e topit të tenisit.
Sipas ARSO-s dhe Meteoinfo Slovenia, stuhia është shoqëruar me reshje intensive, erëra të forta dhe rrufe të shumta.
/5pyetjet.al