Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë që ka zbuluar 17 ngjarje kriminale, ka dëshmuar sot për herë të parë në Gjykatën e Posaçme, ku ka shpjeguar arsyet pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi më 1 qershor 2022 në Tepelenë.
Tafani tha se kishte mësuar nga Laert Haxhiu se vrasja kishte ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm mes Selimit dhe Erisiano Abedinit. Ai shtoi se biznesmeni kishte ngacmuar nënën e Erisianos, dhe kjo kishte çuar në një hakmarrje.
“Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos. Laert Haxhiu kishte nevojë për ndihmë pasi disa anëtarë të grupit ishin burgosur dhe më kërkoi mua për të vepruar”, deklaroi Tafani gjatë dëshmisë.
Pas ngjarjes, ai ka udhëtuar për në Greqi dhe ka takuar Laert Haxhiun së bashku me Mario Dijamantin dhe Xhino Bajramin në një vilë.