Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor 2023. Para fillimit të seancës, vëllai i Liridona-s, Leonard Ademaj, ka theksuar dhimbjen që ndjen familja dhe ka kërkuar që gjykimi të përfundojë sa më shpejt.
“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim,” ka thënë Leonard, duke shtuar se është e vështirë për fëmijët e vegjël që rriten pa nënën e tyre.