-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Liridona Ademaj, avokati i familjes tregon pyetjen që bënë fëmijët: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?

Kryesoret

Ditën e sotme u mbajt seanca gjyqësore në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se gjatë seancës janë janë ngritur disa dilema për të kërkuar të vërtetën e plotë se përse u vra Liridona Ademaj. Avokati tha se Naimi duhet dhe tu përgjigjet pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi vrasjen e nënës së tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla.

Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje dhe Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit