Ditën e sotme u mbajt seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, ku është akuzuar bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi nga Gjykata Themelore e Prishtinës se “Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës përfitonte 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi”.
Nga ana e Prokurorisë si provë materiale është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të tani të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.
Avokatja e të akuzuarit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.