-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet baza e mashtrimit në Tiranë që zhvati të huajt

Kryesoret

Zbulohet një ambient i përshtatur për call center në Tiranë. Vihen në pranga 2 persona të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit