Deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi sot në Kuvend zgjedhjet e 11 Majit, duke i cilësuar si një rast të humbur për vendin dhe për avancimin e standardeve demokratike. Ajo theksoi se zgjedhjet nuk u zhvilluan në mënyrë të lirë dhe Shqipëria nuk tregoi se di të organizojë procese zgjedhore në nivel europian.
“A është Shqipëria më mirë sot vetëm sepse u hapën disa kapituj? Këto zgjedhje nuk arritën të plotësojnë pritshmëritë dhe u shndërruan në një mundësi të humbur për demokracinë.”
Sipas saj, reforma zgjedhore, financimi i partive dhe hetimi i krimeve zgjedhore mbeten sfida të pazgjidhura që nga viti 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik.
“Nuk është kundër interesave të Shqipërisë ai që ngre shqetësime, por ai që bllokon përparimin duke shmangur përgjegjësitë,” tha deputetja.