-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë, u manipulua në fshat

Kryesoret

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (5 Qershor) që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës dhe pretendimit të kandidatit të PD, Asllan Dogjani.

Ndërkohë, deputeti fitues i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, është shprehur se Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 në kryeqytet.

Sipas tij, ka të dhëna që në rrethinat e Tiranës janë bërë manipulime me numërimin e votave.

Këlliçi theksoi se në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme.

Belind Këlliçi: Pretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme.

Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste.

Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit