-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Kryesoret

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe më gjerë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë, që mishëron sakrificën, besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit, duke theksuar vlerat e saj shpirtërore dhe humane.

“Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Është një dëshmi e fuqishme se dashuria, durimi dhe përkushtimi sjellin paqe të brendshme dhe mposhtin ndjenjat negative si egoizmi dhe urrejtja,” u shpreh ai në urimin e tij.

Presidenti Begaj uroi që kjo festë të sjellë më shumë mirësi, gëzim dhe harmoni në familjet shqiptare, duke e mbyllur mesazhin me urimin:
“Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam, që simbolizon bindjen ndaj Zotit, aktin e sakrificës dhe ndarjen me ata që kanë më pak, përmes riteve dhe solidaritetit në komunitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit