Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një adoleshent 14-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati. Deri më tani nuk ka detaje për gjendjen shëndetësore të tij apo rrethanat që shkaktuan këtë ngjarje.
Ekipet e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al