-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armand Duka: Ndeshja Shqipëri-Serbi, sfidë kyçe për kualifikimin në Botëror

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është përfshirë nga emocionet në prag të ndeshjes së rëndësishme të Kombëtares ndaj Serbisë.

Duka theksoi se kjo përballje ka një rëndësi të veçantë për vendin e dytë në grup, që dërgon në “play off” për kualifikimin në Botëror. Ai theksoi se fitorja ndaj Serbisë do të ishte po aq e ëmbël sa edhe një kualifikim direkt.

“Tani jemi me emocione për të pritur këtë ndeshje të rëndësishme. Çdo ndeshje e Kombëtares sjell emocione dhe ngarkesë, por kjo ka më shumë rëndësi, sepse jemi dy ekipe që luftojnë për vendin e dytë, që të çon në ‘play off’. Shpresoj që skuadra të mos mbingarkohet me presion negativ dhe ambienti në stadium të jetë mbështetës,” tha Duka.

Ai shtoi se kualifikimi në Botëror është më i vështirë se ai në Europian dhe do të kishte dëshiruar një short më të favorshëm, por beson se skuadra ka forcën për të marrë rezultat pozitiv.

Sa i përket situatës te Serbia, Duka u shpreh me shaka se shpreson të ketë përçarje në ekipin kundërshtar, edhe pse njohu nivelin e lartë profesional të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit