Stadiumi “Air Albania” është veshur me ngjyrën kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë para përballjes Shqipëri–Serbi.
Tifozët kanë mbushur tribunat dhe po mbështesin me entuziazëm kombëtaren, ndërsa lojtarët kanë dalë në fushë për nxemje para fillimit të ndeshjes. Në sfond dëgjohen tingujt e këngës “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza, që i shton emocioneve të mbrëmjes. Nuk mungojnë as thirrjet e fuqishme nga tifozët kuqezi, që tregojnë pasionin dhe rëndësinë e këtij takimi.
/5pyetjet.al