Sulmuesi Mirlind Daku pas ndeshjes u shpreh se lufta ishte deri në limite por goli nuk erdhi.
“Kemi luftuar deri në limitet e një futbollisti. Me pak sy hapur do i kishim kënaqur me fitore. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë ëndrrën.
Edhe po të fitonim sot, ndeshjen e radhës do të luanim për fitore. Vetëm fitorja të jep kënaqësinë që të ecim para. Do doja edhe unë më shumë se të gjithë që të shënoja gol, për tatuazhin do vinte instinktivisht.
Te rasti i Bajramit isha duke goditur, por në momentin e fundit dëgjova atë që më thërriti dhe ia dhashë atij topin. Nuk ishte ndonjë zgjedhje e keqe, por… E mendova më të mirën e mundshme”, deklaroi Daku.