Një person është zbuluar i pajetë në një zonë me shkurre pranë rrugës “Njazi Meka” Ali Demi në Tiranë. Sipas dyshimeve të para, viktima mund të ketë qenë endacak dhe besohet se ka ndërruar jetë për arsye natyrore.
Banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet fillestare.
Autoritetet po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.