-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza në Kuvendin e Kosovës, Minxhozi: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

Kryesoret

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë, komentoi krizën në Kuvendin e Kosovës, ku pas 28 seancash nuk është arritur ende konstituimi i Parlamentit.

Minxhozi theksoi se për të kaluar këtë ngërç është e domosdoshme një marrëveshje politike mes palëve, duke theksuar se procesi me votim të fshehtë vetëm do ta zgjaste krizën.

“S’ka rrugë tjetër përveç një marrëveshjeje politike. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike,” tha ish-ambasadori.

Ai u shpreh se votimi i hapur do të ishte më i mirë, duke theksuar se Vetëvendosja kërkon votim të fshehtë për të parandaluar ndërhyrjet nga individë të partive të tjera.

Minxhozi shtoi se gjykata Kushtetuese do të vendosë së shpejti për këtë çështje, por Kosova vazhdon të jetë në një situatë të brishtë politike, ku çdo vonesë e thellon krizën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit