Dyshohet për 6 kg heroinë. Në pikën kufitare të Kapshticës po zhvillohen kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.
Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge.
Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit.








