Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nisi me tension të lartë. Tifozët kuqezi krijuan një atmosferë të zhurmshme, duke ndërprerë ekzekutimin e himnit serb me vërshëllima të forta, që detyruan kapitenin serb Mitroviç të prekë veshin.
Gjatë lojës, disa tifozë hodhën gota plastike në fushë, duke detyruar organizatorët të bëjnë thirrje për mos hedhjen e objekteve. Serbia nisi ndeshjen më mirë, ndërsa Shqipëria pati rastin e parë me një goditje nga distanca të mbrojtësit Mario Mitaj, e cila u kontrollua nga portieri kundërshtar.