Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45. Pak orë para startit, tifozët e parë kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Siguria është maksimalisht e rreptë, me kontroll të detajuar për secilin tifoz që hyn në ambientet e stadiumit. Çdo person do të kalojë dy herë në pikat e kontrollit, ndërsa hyrja e sendeve të ndaluara nuk do të lejohet.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë apel për respektimin e rregullave të hyrjes, duke siguruar një ambient të sigurt dhe të organizuar për këtë përballje të rëndësishme.