-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata e Stojkoviç për atmosferën në Tiranë ndez mediat serbe

Kryesoret

Deklaratat e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç, pas barazimit 0-0 me Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”, kanë shkaktuar zemërim të madh në mediat serbe. Stojkoviç u shpreh se kishte përjetuar një atmosferë “fantastike” dhe nuk kishte parë asgjë armiqësore gjatë ndeshjes – një koment që është parë si një “shuplakë” për diskursin e mediave nacionaliste në Serbi.

Portale si “Kurir” reaguan menjëherë, duke e cilësuar deklaratën e trajnerit si “të papranueshme”. Në një artikull të gjatë, ata shkruajnë: “Fjalë që nuk duhen thënë! Atmosfera e urrejtjes në Tiranë është gjithçka përveçse fantastike. Piksi, shiko lojtarët në sy, nëse guxon!”

Deklaratat e buta të trajnerit duket se kanë thyer pritshmëritë e mediave që e kanë ndërtuar narrativën e kësaj ndeshjeje mbi tensione dhe provokime. Kjo përplasje tregon përçarjen mes linjës institucionale të përfaqësueses dhe toneve të ashpra të propagandës mediatike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit