Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit jugor, në kohën kur sezoni turistik ka hyrë në kulmin e tij.
Operacioni është shoqëruar me prezencë të mjeteve të rënda në disa zona turistike, gjë që ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve dhe pakënaqësi tek bizneset vendase. Të shqetësuar për ndikimin në turizëm dhe në ekonominë lokale, përfaqësues të bizneseve thonë se ndërhyrje të tilla duhej të ishin kryer më herët, për të shmangur kaosin në sezon.
IKMT njofton se operacioni synon të frenojë ndërtimet e paligjshme dhe të mbrojë hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare.