Papa Leo XIV ka kritikuar shfaqjen e lëvizjeve politike nacionaliste dhe “mentalitetin përjashtues” që ato sjellin.
Papa gjatë Meshës së Pentekostit, në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan u lut që Zoti të “hapë kufijtë, të rrëzojë muret dhe të largojë urrejtjen.”
“Nuk ka vend për paragjykime, për ‘zona sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mentalitetin përjashtues që, fatkeqësisht, po e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë,” tha Papa Leo.
Thirrja e Papës jen pasi Trump ka ndërmarrë një sërë politikash nfaj vende të tjera, duke nisur nga sektori ekonomik deri te kufizimet për emigrantët.