Shqipëria dhe Serbia u ndanë me barazim 0-0 në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Takimi kaloi pa incidente, megjithëse pas përfundimit të ndeshjes u shënua një episod kur një tifoz shqiptar puthi gazetarin e Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviç, gjatë një raportimi live.
Shqipëria ka grumbulluar 4 pikë pas tre ndeshjesh në Grupin K, ndërsa Serbia luajti sfidën e saj të parë. Anglia kryeson grupin me 9 pikë të plota.