Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
38-vjeçari me iniciale E.H., në lagjen nr.14 në Shkozet ka thyer xhamin e makinës dhe e ka goditur me grushte drejtuesin e automjetit, duke i marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.