Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen e vrasjes së Edmond Papës, duke dënuar me gjithsej 55 vite burg dy personat e akuzuar për atentatin.
Andrew Bode është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Albano Velo me 25 vite heqje lirie. Të dy u shpallën fajtorë për përfshirje direkte në vrasjen e ndodhur në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.