Në Itali ka dështuar afati për përgjysmimin në 5 vite të afatit të marrjes së shtetësisë për të huajt. Sot në orën 15:00 u mbyllën kutitë e votimit dhe pjesëmarrja nuk e arriti 50%.
Nismëtarë ishin sindikatat dhe partitë e majta të opozitës, të cilët kërkuan përafrimin e ligjeve për marrjen e shtetësisë për punonjësit e huaj me vendet e tjera të Bashkimit Europian, ku ky dokument u jepet të huajve që aplikojnë për 5 vite.
Kjo nismë nuk u mbështet nga qeveria, pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni u paraqit simbolikisht në qendrat e votimit të dielën dhe nuk votoi.
Ndërsa aleati i saj, Mateo Salvini tha se shtetësia italiane është diçka që duhet mund për ta fituar, ndaj u bëri thirrje italianëve të mos marrin pjesë.