Pasditen e sotme policia e Himarës ka ndihmuar një turiste spanjolle, pasi u rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë në zonën e plazhit të Filikurit.
Shërbimet e policisë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku e gjetën turisten spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte mbetur e bllokuar, me dëmtime në kokë.
Punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me disa pushues që ndodheshin në zonë, arritën ta nxjerrin nga vendi i vështirë ku ndodhej dhe e shoqëruan me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës. Tani turistja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.