Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar sot një rritje prej 400% të kapaciteteve ajrore dhe kundërraketore të Aleancës, gjatë një fjalimi në konferencën e Chatham House në Londër.
Rutte theksoi se kërcënimet nga ajri po rriten ndjeshëm dhe se Aleanca duhet të bëjë një “hap të madh përpara” për të ruajtur sigurinë kolektive, duke propozuar një plan investimesh që arrin në 5% të PBB-së së çdo vendi anëtar.
Në prag të samitit të NATO-s në Hagë, ai paralajmëroi se pa një angazhim real për forcimin e mbrojtjes, garancia e sigurisë është në rrezik, një qëndrim i përforcuar edhe nga SHBA dhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.