-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK zgjat 6 muaj hetimet për Metën/ Avokati: Po presin prova nga ish-vjehrra

Kryesoret

SPAK ka zgjatur edhe gjashtë muaj hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta, teksa një pjesë e dosjes së tij është dërguar për gjykim. Avokati i tij, Kujtim Cakrani u shpreh se nuk janë kundër hetimit apo zgjatjes së hetimit, por kundër mbajtjes së Ilir Metës në qeli.

Policia duhet ta niste vetë, si është arrestuar dhe rrëmbyer Presidenti. Kjo dihet, u bë për të trembur shqiptarët. Ne po flasim sot për një çështje që Presidenti po përballet 7 muaj në paraburgim. Ne do të vijojmë betejën tonë, por si ka mundësi SPAK që pas një viti, thotë nuk kam prova për të përfunduar hetimet për Presidentin Meta. SPAK ka zgjatuar afatet e hetimit edhe gjashtë muaj të tjerë.

Kjo është hera e dytë. Asgjë, ata thonë po “presim prova për ish-vjehrrën e zotit Meta”. Le të hetojnë, ne nuk jemi kundër hetimet apo zgjatjes së afateve, por përse e mbajnë në paraburgim. Ne do ta kundërshtojmë këtë. Ne javën që vjen do të paraqesim në Kushtetuese kërkesën për masat e sigurimit. Nëse nuk reagon do ta çojmë në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit