-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump nis ndalim hyrjes për qytetarët e 12 vendeve, për të mbrojtur SHBA-në nga terrorizmi

Kryesoret

Që nga mëngjesi i sotëm ka hyrë në fuqi ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e 12 vendeve, në bazë të një dekreti të nënshkruar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump. Ky vendim synon të mbrojë SHBA-në nga kërcënimet terroriste dhe çështjet e sigurisë kombëtare.

Në listën e ndalimit janë përfshirë Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Sipas qeverisë amerikane, këto vende nuk kanë mekanizma të fortë për kontrollin e udhëtarëve dhe qytetarët e tyre shpesh qëndrojnë ilegalisht në SHBA pasi u skadon viza.

Në të njëjtën kohë, shtatë vende të tjera si Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela do të kenë kufizime në dhënien e vizave.

Presidenti Trump e justifikoi vendimin duke e lidhur atë me nevojën për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, duke përmendur një sulm të fundit në Kolorado, ku një person me vizë të skaduar sulmoi një marshim hebre, duke plagosur 12 veta.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare. Organizata të drejtat e njeriut si Amnesty International e kanë quajtur “racist dhe të pamëshirshëm”, ndërsa Bashkimi Afrikan ka shprehur shqetësim për ndikimin që kjo masë mund të ketë në marrëdhëniet diplomatike. Ndërkohë, Çadi ka pezulluar lëshimin e vizave për qytetarët amerikanë në shenjë kundërpërgjigjeje.

Disa përjashtime nga ndalimi janë bërë për diplomatët dhe për personat që konsiderohen me interes kombëtar për SHBA-në. Ky nuk është hera e parë që Trump merr masa të tilla – në vitin 2017 ai kishte vendosur një ndalim të ngjashëm, i njohur si “Muslim Ban”, që prekte shtatë vende me shumicë myslimane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit