Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay u qëllua tre herë, dy herë në kokë gjatë një tubimi lektoral të shtunën pasdite. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv dhe në gjendje kritike për jetën, pas ndërhyrjeve krirugjikale të kryera në spitalin Santa Fe.
Sipas autoriteteve, një 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi ishte qëlluar në këmbë nga oficerët gjatë ndjekjes.
Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona bëri thirrje për lutje kombëtare.
“Sot është një ditë dhimbjeje. Ka dallime politike mes nesh, por kjo nuk ka rëndësi tani. Le të bashkohemi të gjithë për jetën e Miguel Uribes,” tha ajo.
Ndërsa presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro shprehu solidaritetin në një mesazh.