Erion Veliaj do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg”. Ai ndodhet në burg që prej 10 shkurtit, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Avokatët e tij kërkojnë një masë më të butë si “arrest shtëpie” apo garanci pasurore. Seanca zhvillohet në orën 14:00, ndërsa pritet vendimi i gjykatës. Paralelisht, çështja është çuar edhe në Gjykatën e Lartë, por ende pa datë shqyrtimi.
Nëse Apeli nuk pranon kërkesën, Veliaj do të qëndrojë në burg deri në një vendim tjetër.