Një zjarr masiv ka përfshirë fabrikën “Hydromash” në Melitopol, një qytet i pushtuar nga forcat ruse. Flakët dhe tymi janë parë nga një distancë e largët, duke alarmuar banorët e zonës.
Fabrika, që dikur prodhonte pajisje teknike, është kthyer në bazë ushtarake pas pushtimit, ku mendohet se ruheshin armatime dhe materiale logjistike. Zjarri shpërtheu gjatë natës dhe përhapja e tij e shpejtë ka rritur frikën për shpërthime të mundshme, nëse aty ndodhen municione.
Burime ukrainase nuk përjashtojnë mundësinë e një akti sabotimi, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun. Nga pala ruse nuk ka ende reagim publik.
Ngjarja ndodh në një moment të tensionuar, ku rajonet e pushtuara raportojnë gjithnjë e më shpesh incidente të natyrës ushtarake në thellësi të linjave ruse.