Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë po mbahet në Bruksel nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkovic, po takohen si vazhdimësi e takimeve të ndara që patën javën e shkuar me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Paralajmërimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për takime të tjera në nivel edhe trepalësh, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nuk pritet.
Javën e shkuar, Bislimi pati thënë se takimi trilateral ka dështuar për shkak se pala serbe ka pasur probleme gjatë udhëtimit për në Bruksel.